Nga Turqia e deri në Danimarkë, ditë “jo” për futbollistët shqiptarë

schedule19:57 - 30 Qershor, 2020

schedule 19:57 - 30 Qershor, 2020

Humbje me përmbysje, për Vejle BK në Danimarkë dhe Menemenspor në Turqi. Në fushë nuk ishte vetëm Arlind Ajeti, i cili e nisi nga stoli përballjen që skuadra e tij luajti me Koge. Arbnor Muçoli dhe Ylber Ramadani ishin titullarë.

Vejle BK shënoi e para, por vendasit më pas realizuan dy herë dhe i shkaktuan një humbje që nuk duhej skuadrës së shqiptarëve. Gjithsesi ata mbeten në krye të klasifikimit, me pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Në Turqi, portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi David Domgjonin e nisën nga fillimi përballjen që Menemenspor e humbi me përmbysje kundër Keciorengucu, me rezultatin e ngushtë 2-1. /abcnews.al