Data 1 korrik ishte menduar, që të rikthente shfaqjet teatrore ne kryeqytet. Teatri eksperimental , lajmroi rinisjen tek Amfiteatri, pranë Universitetit të Arteve, por drejtori Kiço Londo , thotë se kjo datë është anuluar, për shkak se ende ministria e kulturës nuk ka një datë nga Komiteti i Ekspertëve
“Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës duhet të reagojnë shpejt. Besoj, sepse tashmë po shikoj që të gjitha lokalet janë plot. Ka një tendencë për rinisjen e jetës. Por, unë jam edhe partizan për respektimin e protokolleve. Unë mendoj se data 1 është një kambanë”, shprehet Londo.
Nga ana tjetër Londo thotë se nga fillim korriku deri me 30 tetor, 5 shfaqjet e repertori, do te jenë ne të gjithë Shqipërinë, në kala dhe site arkeologjike.
“Në repertor të gatshme janë dy veprat e Shekspirit, janë dy vepra të antikitetit. Vetëm në Tiranë mund të zhvillohen brenda natës disa shfaqje. Në Shkodër mund të organizohen shfaqje, në kalanë e Vilë Bashtoves, në Butrinit…”, thotë ai.
Por paralelisht bordi artistik është duke punuar edhe për miratimin e shfaqjeve të sezonit te ri artistik, ku nuk do të mungojnë regjisorët e njohur. /abcnews.al