Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet personi që largoi me makinë Viktor Markun

schedule15:57 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:57 - 30 Qershor, 2020

Vihet në pranga Gjekson Pusi, shoku i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje që tronditi Tiranën mbrëmjen e 11 qershorit.

Abcnews.al mëson se 33-vjeçari i arrestuar ditën e sotme dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë pasi dogji automjetin me të cilin kreu krimin në Pezë. Ky është personi i katërt i arrestuar për vrasjen e Billës.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, Viktor Markun dhe nipin e tij Sebastian Mali , dhe ish të dashurën e këtij të fundit, Adjola Lakra e cila dyshohet se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë viktimën.

LEXO EDHE: Sebastjanin e tradhtuan lëvizjet dhe kamerat: Abc News zbardh dosjen hetimore për ekzekutimin e Billës

Kjo e fundit ishte lidhur me hasmin e ish të dashurit, dhe dyshimet e prokurorisë janë se i ka mbajtur ata të informuar për lëvizjet e tij.

Ajo ka pranuar faktin se kishte qenë e lidhur me të dy djemtë, por ka mohuar bashkëpunimin në vrasje me pretendimin se nuk e dinte planin e tyre, dhe se e ka marrë vesh nga telefoni se i dashuri i saj është vrarë.

Billa dyshohet se u vra nga Viktor Markun për hakmarrje pasi kishte vrarë në vitin 2006 vëllain e tij Prel Marku në Angli.

Ai ishte dënuar nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm, por u lirua nga ky dënim nga drejtësia shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!