Milani mendon për të ardhmen, synon firmën me talentin e Realit!

schedule14:57 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:57 - 30 Qershor, 2020

Klubi i Milanit vazhdon të lëvizë në merkato, ku drejtuesit mesa duket e kanë marë seriozisht dhe sezonin e ardhshëm kërkojnë të ndërtojnë një ekip të denjë për t’i rikthyer në Champions League. Emrat që mund të veshin fanellën kuqezi kanë qenë të shumtë ditët e fundit, ku më i fundit është mesfushori i Leganes, Oscar Rodriguez.

Spanjolli është në pronësi të Real Madrid, por momentalisht është në huazim të Leaganes, pasi të madrilenët e kishte shumë të vështirë të aktivizohej. Sipas raportimit të “Milan Eye”, kuqezinjtë kanë kontaktuar me agjentin e 21-vjeçarit, duke kërkuar një informacion më të hollësishëm.

Vlera e kartonit të mesfushorit me tipare sulmuese kushton diku te 20 milionë  euro dhe kuqezinjtë janë gati t’i paguajnë ato. Rodriguez numëron 59 ndeshje me fanellën e Leganesit që kur u huazua në vitin 2018, ku e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 13 herë. /abcnews.al