Gjykata e Durrësit ka dënuar me 16 vite burg, Ahmet Ajetin, për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005.
Në vitin 2005, Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti u porositën për vrasjen e Berishës nga Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, në këmbim të 80 mijë eurove.
LEXO edhe: Atentati me antitank ndaj Lul Berishës, Ajeti: Më detyruan ta vrisja, u vetëplagosa
Kështu në 30 gusht 2005, ata shkuan drejt lokalit të Berishës, por Ahmet Ajeti u vetëplagos pa dashje dhe si rrjedhim, vrasja e Lulzim Berishës mbeti në tentativë.
Në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda pranoi të rihapë çështjen për Ahmet Ajetin./abcnews.al