Italia shënon numrin më të ulët të viktimave nga Covid 19, konfirmohen 126 raste të reja

schedule18:23 - 29 Qershor, 2020

schedule 18:23 - 29 Qershor, 2020

Italia këtë të hënë ka shënuar dhe numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që nga 1 marsi.

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën vetëm 6 persona dhe janë konfirmuar pozituivë me koronavirus 126 raste të reja.

Prej tyre 78 të infektuar janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa në 9 rajone te tjera italiane janë regjistruar 0 raste pozitive më 24 orët e fundit.

Ndërkohë deri më tani në Itali vijojnë të jenë të sëmurë aktivë 16 496 persona, nga 240 436 që është numri total i të infektuarve.

Ndërkaq në Itali për shkak të koronaviursit kanë humbur jetën 34 744 persona dhe fatmirësisht betejën e kanë fituar 189 196 ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!