Meta bisedë me homologun slloven: Strategji bashkëpunimi që të dalim sa më shpet nga pandemia

schedule16:29 - 29 Qershor, 2020

schedule 16:29 - 29 Qershor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtëtë hënë ka zhvilluar një bisedë telefonike me zhvilloi me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.

Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë./abcnews.al