Pjesë e grupit të Habilajve, dënohet me 10 vite burg Armand Kocerri

schedule16:27 - 29 Qershor, 2020

schedule 16:27 - 29 Qershor, 2020

Pas 8 muajsh zvarritje dhe shtyrje të seancave gjyqësore,  Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Armando Koçerrin anëtarin e vetëm të grupit “Habilaj” që ndodhet në Shqipëri.

Togat e zeza e dënuan atë me 15 vite heqje lirie, aq sa kishte kerkuar edhe ish prokuroria e krimeve te renda. Por  për shkak se procesi është zhvilluar me poçedurë të shkurtuar, Koçerrit i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht për të u vendos 10 vite burg.

Koçerri u deklarua fajtor për disa vepra penale “Pjesemarrje në grup të strukturuar kriminal”,”Trafikim i lëndës narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Mbajtjes pa leje të municioneve”.

Ndërsa për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë” është vendosur pushimi i gjykimit. Infermieri nga Vlora, në grupin kriminal të Habilajve kishte pasur rolin e magazinerit të një sasie prej rreth 4 tone hashash.

LEXO EDHE: PËRGJIMET/ “Shih çik lajmet..”, bisedat për të cilat kërkohen 15 vite burg për Armando Koçerrin

Sasia e drogës u sekuestrua rreth 3 vite me parë në fshatin Babice e Vogël të Vlorës. Gjatë  leximit të konkluzioneve përfundimtare, organi i akuzes ishte shprehur se në vitin 2017, kur është arrestuar, Koçerrit i ishin gjetur 7 aparate celularë. Sipas prokurorise, Koçerri i përdorte keto telefona për të  mbajtur kontakte të vazhdueshme me bashkëpuntorët Mojsi Habilaj, Florian Habilaj, Nazer Seiti, Sabaudin Cela.

Gjithashtu organi i akuzës relatoi se në banesën e Koçerrit është gjetur edhe një gomone në pronësi të Florian Habilajt, e cila do të shërbente për trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!