Protesta për ujin vaditës në Seman, banorët: Ujë ka plot, por e marrin me ndërhyrje të paligjshme

schedule16:05 - 29 Qershor, 2020

schedule 16:05 - 29 Qershor, 2020

Banorët në Seman protestuan përpara zyrave të njësisë administrative për ujin vaditës, i cili mungon prej vitesh. Banorët thonë se thatësira dhe temperaturat e larta po dëmtojnë të mbjellat, ndërsa fermerët po rrënohen ekonomikisht .

Sistemi vaditës në Fier është bërë jo funksional për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme, ku disa fermerë kanë hapin degëzime për të marrë ujin në tokat e tyre.

“Dikush ka mbiell, fasule, shalqi dikush tjetër bimë të tjera, uji duhet dhe për bagëtinë”, është shprehur një banor

Pandëshkueshmeria sipas banorëve vjen për shkak të afrimitetit që ata kanë me pushtetin.

Vlashi është i pari që na ka bllokuar, merr skrepin dhe na e bllokon komplet, si duket se ka miq ne bashki dhe na bllokon ne të tjerëve këtej”, ka thënë një banor.

Deputetja e zonës Adelina Rista premtoi se  kjo situatë do marrë zgjidhje shumë shpejt.

Ndërhyrjet e paligjshme në kanalet vaditës janë një problem me të cilin fermerët e Fierit përballen prej dekadash.

Sistemi furnizohet nga lumi Vjosë dhe nuk mungesë uji, por ndërhyrjet dhe bllokimet përgjatë tij shkaktojnë thatësirë vecanërisht në periudhën e nxehtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!