Lajmi kishte disa ditë që kishte dalë, ndërsa sot erdhi zyrtarizimi. Atalanta ka arritur akordin me Juventusin në lidhje me Simone Muratore, mesfushorin italian. 22-vjeçari luan në disa role, si në qendër të mesfushës, si shkatërrues dhe si qendërmbrojtës. 7 milion euro i ka kushtuar kartoni i tij.
“Atalanta lajmëron se ka blerë përfundimisht nga Juventusi futbollistin Simone Muratore“, shkruan klubi italian në faqen zyrtare në “Twitter”. Lojtari ndihet i lumtur për kalimin tek Atalanta dhe ka thënë fjalët e para si bergamask.
Simone #Muratore è un giocatore dell’Atalanta! ⚫️? Benvenuto Simone! ??
Simone Muratore is an #Atalanta player! Welcome Simone! ??#WelcomeMuratore #GoAtalantaGo ⚫️?https://t.co/A76MECnEOH
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) June 29, 2020
“Atalanta përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për mua, do të jap maksimumin për të shlyer besimin e klubit. Të gjithë po shijojnë atë që po bën kjo skuadër në Itali dhe Evropë, jam i lumtur që do e mbaj veshur këtë fanellë. Mezi po pres të nis punën me trajnerin Gasperini dhe shokët e rinj të ekipit“, deklaron Muratore. /abcnews.al