Dëshira e madhe, Xavi: Po përgatitem për t’u ulur në stolin e Barcelonës

schedule11:59 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:59 - 29 Qershor, 2020

Xavi është një legjendë e Barcelonës, skuadër në të cilën fitoi çdo trofe të mundshëm. Ish-mesfushori i madh spanjoll, ka nisur detyrën e trajnerit dhe po shijon aventurën e re te ekipi Al Sadd i Katarit.

Në një bisedë me gazetarin Jordi Evole, 40-vjeçari rrëfen se po përgatitet për t’u ulur në pankinën e skuadrës së zemrës. Barcelona e kontaktoi në janar, kohë kur u shkarkua Valverde, por Xavi nuk ishte gati për të hedhur hapin e madh.

Dëshira ime më e madhe është të bëhem trajneri i Barcelonës. Dua t’i krijoj klubit mundësinë për të arritur suksese të tjera. Unë dhe stafi im teknik, jemi entuziastë dhe po përgatitemi për diçka të tillë.

Nuk përjashtoj asgjë, Barcelona më kontaktoi në muajin janar. Por nuk ishte momenti dhe koha e duhur për të marrë përsipër këtë detyrë. Shpresoj që drejtuesit të rikthehen sërish tek unë, edhe për faktin që e konsideroj veten pjesë të Barcelonës“, deklaron Xavi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!