Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këngëtarja e njohur tenton vetëvrasjen: Mu thye zemra, doja t’i jepja fund jetës

schedule10:52 - 29 Qershor, 2020

schedule 10:52 - 29 Qershor, 2020

Katy Perry ka rrëfyer se ka dashur të kryejë vetëvrasje, pas ndarjes nga Orlando Bloom në vitin 2017 dhe pasi albumi i sapo publikuar në atë kohë ‘Witness’ nuk pati suksesin që pritej. Këngëtarja me famë botërore, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, pranoi në një intervistë për mediat e huaja se kaloi një periudhë të vështirë si në karrierë ashtu edhe në jetën personale.

Kisha dhënë kaq shumë, dhe kjo ma theu zemrën. Isha ndarë nga i dashuri që sot është babai i fëmijës që pres.Duhet të jesh më dimensionale sesa të jetosh jetën si një yll popi gjatë gjithë kohës. Mirënjohja është ndoshta gjëja që më shpëtoi jetën. “, tha ajo.

35-vjeçarja ndër të tjera tha se pas një viti të vështirë me probleme të shëndetit mendor, tashmë ndihet shumë mirë. “Shpresa ka qenë gjithmonë një mundësi për mua, për shkak të marrëdhënies sime me Zotin dhe diçka që është më e madhe se unë.“, tha ajo.



'Ashtë një shpresë që kam për vajzën time': Katy kohët e fundit zbuloi se ka shkruar një këngë për fëmijën e saj të palindur në albumin e saj të ri për t'i thënë asaj se nuk ka 'kufij për ëndrrat e saj'

Katy dhe Orlando kanë qenë bashkë që nga Janari i 2016-ës, ndërsa lidhjen e konfirmuan publikisht disa muaj më vonë në Festivalin e Kanës. Dyshja u nda në vitin 2017, për t’u bashkuar më pas disa muaj më vonë. /abcnews.al

Rrëfimi: Katy Perry ka zbuluar se ajo konsideroi të marrë jetën e saj pas ndarjes së saj për vitin 2017 nga Orlando Bloom. Fotografi së bashku në gusht 2019

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!