Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi në pikë të hallit”, Basha në Shëngjin: Qeveria 1 milion euro pagesa për Klodian Mërtirin

schedule10:38 - 29 Qershor, 2020

schedule 10:38 - 29 Qershor, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ditën e sotme është takuar me operatorët turistikë në Shëngjin.

Kryedemokrati theksoi se gjendja ekonomike është në vështirësi. Basha i bën thirrje operatorëve turistikë të kërkojnë të drejtat e mohuara. Gjithashtu gjatë takimit një nga operatorët turistikë tha se situata ekonomike është e vështirë dhe strukturat tatimore nuk duhet të rëndojnë më shumë aktivitetin e bizneseve.

“Pamja ekonomike është blozë. Operatorët turistik duhet të bëhen bashkë. Duhet të dëgjohet zëri i tyre. Për shkak të fluksit të turistëve nga Kosova sipërmarrësit kanë pasur një farë frymëmarrje. 60-70 % e punonjëseve sot janë pa punë. Kjo është e vërteta në Shëngjini. Sezoni praktikisht ka filluar. Gjithçka në perfeksion sa i përket kushteve të natyrës. Gjithçka blozë sa i përket situatës ekonomike sepse dora e shtetit nuk ndihet.

Kujtohet vetëm kur vijnë për gjoba, taksa. Por zero ndihmë për operatorët turistikë. Edhe ato gjysmë paketa për të ndihmuar nuk kanë dhënë asnjë efekt. Nuk kanë asnjë siguri për prenotimet, ndërsa në Maqedoninë e Veriut apo Greqi situatë është krejt ndryshe. Është  e domosdoshme t kemi ndryshim sa i përket ekonomisë. Një Shqipëri në krizë të thellë ekonomike.

Në vend të mbështetjes kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë vazhduar të derdhin lekët e taksave tuaja nga thesari i shtetit në xhepat e bandës së Lushnjes, 1 milion euro pagesa për Klodian Mërtirin dhe inceneratorët korruptivë. Ky është një dështim dhe mësim i madh, jo vetëm për qeverinë që do të vijë”, tha Basha.

Ndërkohë një prej operatorëve turistike u shpreh se nuk kanë mbështetje edhe pse detyrimet ndaj shtetit shprehet se i kanë shlyer.

“Puna është shumë dobët. Punojmë vetëm të shtunën dhe të djelën. Nuk e dimë se si do të shkojë. Detyrimet e shtetit duam t’i shlyejmë, por nuk e dimë se si do të vazhdojë. Strukturat tatimore mos na shqetësojmë se jemi në pikë të hallit, shprehet ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!