Adjola Lakra, e cila dyshohet të ketë nxjerrë në pritë Hekuran Billën ka dalë para trupit gjykues ditën e sotme.
Abcnews.al mëson se në dëshminë e dhënë, Lakra është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën.
Lakra ka deklaruar:
“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndare..Kemi folur me Billën dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”.
Po ashtu, Lakra ka treguar se Sebastiani, me Instagramin e saj i ka bërë ftesë Hekuran Billës.
Gjithashtu 26-vjeçarja i ka treguar grupit të hetimit të gjitha vendet ku ka shkuar me Sebastian Malin gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë, duke ndihmuar grupin e hetimit për të gjetur prova të reja që vërtetojnë përfshirjen e Malit dhe Viktor Markut. /abcnews.al/