VIDEO/ Tension në Mitrovicë, deputeti i Kosovës godet drejtuesin e Feronikelit

schedule09:34 - 29 Qershor, 2020

schedule 09:34 - 29 Qershor, 2020

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në futbollin e Kosovës, konkretisht atë të femrave. Në Mitrovicë luhej një ndeshje e rëndësishme për titullin kampion. Skuadra vendase priste Feronikelin, fitoi 1-0 dhe u shpall kampione.

Në shkallët e stadiumit nuk mungoi tensioni dhe protagonist ishte Bekim Haxhiu. Ky i fundit ka qenë nënkryetar i FFK (Federata e Futbollit të Kosovës) dhe sot është deputet i PDK-së.

Haxhiu nuk i ka kursyer fyerjet ndaj miqve, madje ka përdorur edhe duart kundër tyre. Siç dallohet në videon e Klan Kosova, ai ka goditur me shuplakë Ragip Veselin, i cili është drejtues i ekipit nga Drenasi. /abcnews.al