Në dalje të Shëngjinit ditën e sotme është vënë re një trafik i rënduar. Siç shihet dhe nga pamjet janë krijuar radha të gjata kilometrike duke shkaktuar edhe bllokim të trafikut.
Po e njëjta situata raportohet edhe në Vlorë. Segmenti i cili ka shfaqur kryesisht më shumë probleme është segmenti rrugor, nga Orikumi në Vlorë.
Ndërkohë fluksi i pushuesve këtë fundjavë ka shtuar edhe më shumë trafikun, duke shkaktuar edhe bllokimin e lëvizjes së automjete gjatë kësaj të djelë.