Turizmi Kulturor është prekur ndjeshëm nga Pandemia e covid 19.
Numri i vizitorëve në mozaikun e Tiranës ka rënë me rreth 70 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë edhe pse hyrja është falas.
Arkeologu Luan Nezha në një intervistë për “ABC News” rrëfen veçantitë e mozaikut si dhe politikat kulturore për nxitjen e turizmit në këto kohë të vështira .
“Duke qenë se hyrja është falas, numri i vizitorëve ka shkuar deri në 2300-2500 të huaj, vendas nxënës… Shkollat janë mbyllur, po ashtu turistët ende nuk kanë ardhur, shpresojmë që korriku apo gushti të jenë më pozitiv.
COVID-19 është në të gjithë botën dhe një sektor që ka prekur më shumë është turizmi. Jemi munduar që të kemi një bashkëpunim shumë korrekt me të gjithë operatorë turistikë”, u shpreh ai.

