1 vit pas ndarjes nga Nora, Roberti flet për jetën private

schedule14:17 - 28 Qershor, 2020

schedule 14:17 - 28 Qershor, 2020

Ka kaluar afro një vit nga dita kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare. Pas ndarjes, Roberti u përfol se është në një lidhje me modelen Xhesika Kadiu, por ai e kundërshtoi këtë gjë, duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre përveçse marrëdhënie pune.

Por, ishte vetë Xhesika ajo e cila konfirmoi përmes një reagimi në Instagram, se kishin qenë bashkë për një vit, por më pas ishin ndarë. Së fundmi, Roberti ka folur për jetën private në një intervistë për mediat në Kosovë, duke treguar se është beqar dhe se ndihet mirë kështu.

“Jemi duke jetuar në një vend të vogël dhe sado me qenë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël se nuk nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm, dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe llafe, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. Raportet me Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën, Renee.“, tha Roberti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!