Oriola Marashi është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare, e cila ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me postimet që bën në rrjete socilale. Modelja, bie në sy për linjat perfekte trupore dhe pozat provokative që shpeshherë publikon.
Së fundmi, Oriola ka realizuar një set fotografik ku shfaqet me një stil krejt ndryshe. Padyshim që komentet e fansave dhe miqve kanë qenë shumë pozitive, duke e krahasuar me një perëndeshë. “Më pëlqen ky stil, ideja dhe çdo gjë“, ka shkruar një ndjekës i modeles krahas fotos që ka marrë qindra komente.
Edhe jeta private e Oriolës ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit. Pak ditë më parë, modelja publikoi një foto me futbollistin Eros Grezda, duke konfirmuar kështu romancën e tyre. Pavarësisht se ishte Eros ai që e konfirmoi lidhjen disa muaj më parë, Oriola vetëm tani është shfaqur me të.
Madje thuhet se dyshja kanë hedhur një hap më tej. Në fillim u përfol se dyshja pritet të fejohen pasi të normalizohet situata e krijuar nga pandemia, por dyshimet janë shtuar së fundmi nga një foto e Oriolës, ku shihet teksa mban një unazë në gisht. /abcnews.al

