“Taksimi i Ramës varfëroi shqiptarët”, Basha prezanton planin ekonomik: Përfitojnë të gjithë

schedule10:43 - 28 Qershor, 2020

schedule 10:43 - 28 Qershor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, me anë të një video të postuar në mediat e tij sociale, thotë se taksimi i qeverisë Rama i ka varfëruar shqiptarët. Sipas Bashës, në 7 vite, ky taksim uli fuqinë blerëse, rriti çmimet dhe i falimentoi bizneset.

Nga ana tjetër, kreu i PD tregon se me planin ekonomik të PD do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve,” shkruan Basha në postimin e tij.

Postimi i Bashës:

Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!