Sulmi me furgon në Gjermani/Policia në Muenster asnjë fakt për motivin

schedule13:29 - 8 Prill, 2018

schedule 13:29 - 8 Prill, 2018

Policia në Gjermani thotë se nuk ka fakte që tregojnë një motiv të mundshëm për sulmin e së shtunës në Muenster. Në atë ngjarje 2 persona humbën jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, një shtetas gjerman, vrau veten. “Po hetojmë të gjitha pistat e mundshme”, tha prokurori i këtijqyteti, Martin Botzenhardt. Autoritetet përjashtuan të gjitha lidhjet e mundshme të autorit me ndonjë organizatë terroriste. Autoritetet e kanë identifikuar atë si Jens R, 48 vjeç nga qyteti i Mynihut. Mediat gjermane shkruajnë se dyshimi kryesor lidhet me ndonjë çrregullim mendor të autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!