Siri, 70 të vdekur nga sulmi me armë kimike në Duma

schedule12:23 - 8 Prill, 2018

schedule 12:23 - 8 Prill, 2018

Një tjetër makrabitet është regjistruar në një qytet të Gutës Lindore në Siri. Ushtria e regjimit të presidentit Assad ka përdorur përsëri armë kimike. Raportohet se 70 persona kanë humbur jetën.

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën në një sulm kimik të dyshuar në Douma, qytetin e fundit të kontrolluar nga rebelët në Gutën Lindore të Sirisë. Kjo është raportuar nga ekipet e shpëtimit dhe mjekët që operojnë në atë zonë. Forcat vullnetare të shpëtimit “Helmetat e Bardha” publikuan pamje shokuese të disa personave që ishin vendosur në një dysheme. Thuhet se bilanci i makabritetit  mund të rritet.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë. Akoma nuk ka pasur verifikime të pavarura për raportimet. Qeveria siriane që mbështet presidentin Bashar Al-Assad, i ka cilësuar akuzat për sulm kimik si “shpifje”.

Një media pro opozitës siriane njofton se 1 mijë persona janë prekur nga sulmi me bombë fuçi të lëshuara nga një helicopter. Brenda tyre ka pasur sarin, një substamcë kimike që konsiderohet si agjent nervor.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që regjimi i Assad përdor armë kimike kundër popullit të vet. Në prill të 2017 mbi 80 persona humbën jetën në një sulm me sarin në qytetin e kontrolluar nga rebelët Khan Sheikhoun. Për këtë sjellje regjimi sirian është kritikuar ashpër nga OKB dhe shumë organizata të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./abcnews.al