Kroaci, turizëm me tenda, kampingjet shihen si rrugëdalje nga kriza

schedule18:48 - 27 Qershor, 2020

schedule 18:48 - 27 Qershor, 2020

Kroacia duket se më në fund ka marrë frymë pas daljes nga karantina. Për të dalë nga kriza në sektorin e turizmit autoritetet kroate kanë kthyer sytë nga barkat dhe kampingjet në bregdetin e saj në Adriatik, 1.800 km të gjatë ndërsa po përpiqet të rikthejë në jetë sektorin e dëmtuar rëndë të turizmit.

Pasi kufizimet e udhëtimit në BE u zbutën më herët këtë muaj, të huajt me ngadalë po kthehen ndërsa operatorët turistikë po përpiqen të shpëtojnë sezonin. Barkat dhe tendat mund të jenë kura, duke i ofruar udhëtarëve distancë sociale ndërkohë që ata relaksohen në brigjet panoramike të Kroacisë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se industria e turizmit në Kroaci pritet të kontraktohet deri në 70 për qind për shkak të pandemisë. Dhimbja ekonomike do të jetë sfida e parë e qeverisë së re që do të zgjidhet më 5 korrik. Ndërsa zgjedhjet afrohen, kryeministri konservator Andrej Plenkovic shpreson të përfitojë pikë nga suksesi relativ i qeverisë së tij në luftën ndaj koronavirusit, deri më tani.

Me 107 viktima dhe rreth 2500 raste të koronavirusit në një popullatë prej 4.2 milionë banorësh, një ndjesi e brishtë normaliteti po rikthehet ndërsa kufijtë janë të hapur tashmë për tregjet kryesore, përfshirë Austrinë, Gjermaninë dhe Slloveninë.

Sipas ekspertëve, është mbajtja e virusit nën kontroll. Pasi regjistruan vetëm pak raste që nga mesi i majit, shifrat nisën të rriteshin sërish kohët e fundit. Autoritetet kroate kanë rikthyer karantinën 14 ditore për vizitorët nga vendet fqinje të Ballkanit ku po ashtu shifrat po rriten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!