Sipas një studimi 14 përqind e problemeve kardiovaskulare shkaktohen nga smogu, shkruan fanpage.it
Grimcat e imëta me një diametër mesatar prej rreth 2.5 mikrometër (PM 2.5), depërtojnë më thellë në mushkëri duke shkaktuar një gjendje inflamatore akute dhe kronike. Disa studime në të kaluarën kanë zbuluar lidhje shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe patologjive të ndryshme, të tilla si astma , kanceri dhe problemet në frymëmarrje; tani janë gjetur prova të ndikimit që ka smogu në sistemin kardiovaskular, raporton abcnews.al
Për të demonstruar lidhjen midis sëmundjeve kardiovaskulare dhe smogut, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror Oregon bashkëpunuan me kolegët e Universitetit të Santo Amaro në Sao Paulo, Brazil dhe shumë institute të tjera në të gjithë botën.
Shkencëtarët, të koordinuar nga epidemiologu i Universitetit Amerikan Profesor Perry Hystad, dolën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e mijëra të rriturve të përfshirë në studimin e madh PURE, një hetim i koordinuar nga Profesor Salim Yusuf nga Universiteti Kanadez McMaster, raporton abcnews.al
Për analizën e re, janë marrë në konsideratë të dhënat mjekësore të rreth 160 mijë pacientëve, të moshës midis 35 dhe 70 vjeç, nga vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta. Ky detaj i fundit është veçanërisht i vlefshëm, pasi shumica e anketave të mëparshme janë kryer mbi popullsinë e vendeve me të ardhura të larta, ku ndotja e ajrit është dukshëm më e ulët se ajo e vendeve në zhvillim.
Duke iu referuar të gjitha të dhënave, Hystad dhe kolegët vunë re, se për çdo 10 mikrogramë për metër kub, pati një rritje prej 5 përqind të problemeve kardiovaskulare. Projektimi i të dhënave në një shkallë globale, do të thotë që 14 përqind e sulmeve në zemër mund të lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me smogun, raporton abcnews.al
Për të arritur në statistika edhe më të sakta, studiuesit morën parasysh edhe shumë faktorë të njohur të rrezikut, siç janë pirja e duhanit , dietat dhe problemet e mëparshme kardiovaskulare.
Ana pozitive e këtij studimi qëndron në faktin se nuk nevojitet shumë për të ulur rrezikun e zemrës të shkaktuar nga smogu, prandaj edhe marrja e masave jo drastike kundër ndotjes (megjithëse ndonjëherë edhe e domosdoshme) mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndet. Detajet e hulumtimit u botuan në revistën shkencore The Lancet Planetary Health./abcnews.al