Ish deputeti reagon pas vendimit të BE: Ndodhi ajo që pritej, Rama fut Shqipërinë sërish në izolim

schedule11:52 - 27 Qershor, 2020

schedule 11:52 - 27 Qershor, 2020

Bashkimi Evropian këtë të shtunë ka deklaruar se pas 1 korrikut nuk do të hapë kufinjtë për  shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Ish deputeti i PD Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me këtë vendim dhe është shprehur se Shqipëria është përsëri e izoluar, por këtë herë jo nga telat me gjemba të komunizmit, por bllokimit të BE si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

LEXO EDHE:BE, ende pa vendim për qytetarët që do të mund të hyjnë nga 1 korriku

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria është vendosur edhe nga OBSh në “listën e zezë”, duke qenë mbrapa shumë vendeve afrikane.

Postimi i plotë:

Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem!

Fatkeqesisht jemi perseri te izoluar, te mbyllur, por kete here jo nga telat me gjemba te komunizmit tone, por te bllokimit qe BE etj i vendosen levizjes se qytetareve tane, si pasoje e keq menaxhimit te Covid 19 tek ne.

Shqiperia eshte vendosur edhe nga OBSh ne “listen e zeze”, duke qene mbrapa shume vendeve afrikane.

Dje BE heq pengesat per levizjen e qytetareve edhe nga shume vende te tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te edhe Kina.

Ndersa Shqiperia mbahet ne “karantine”, shqiptaret nuk mund te udhetojne, ne jemi te bllokuar si dikur, me konseguenca te medha ekonomike e sociale kjo.

Ne fakt ndodhi ajo qe pritej, ajo qe e kishim paralajmeruar prej muajsh.

Ne sot jo vetem jemi te mbushur me Covid, jo vetem kemi nje sistem shendetesor ne gjendje shume te veshtire, jo vetem rrezikohet rende shendeti i qytetareve e ekonomia, jo vetem vazhdojme ne amulli te plote ne kete perpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj te drejtave tona.

E pa tolerueshme dhe e pa faleshme kjo, nje popull i tere nuk mund te pranoje te vuaje pasojat e nje keq qeverisje te tille, nuk mund te lejoje t’i mohohen te drejtat themelore te tij prej saj.

Ndryshe…quo vadis!?/abcnews.al