Dinamo nuk ia doli të mposhtë në shtëpi Tërbunin dhe vazhdon të qëndrojë në vend të fundit të grupit A të Kategorisë së Parë. Vilfor Hysa gjeti golin pas gjysmë ore lojë dhe kaloi skuadrën kryeqytetase në avantazh.
Miqtë nga Puka mbetet me dhjetë lojtarë në fundin e pjesës së parë pas largimit me të kuqe të Hysenit. Gjithsesi, Tërbuni gjeti forca, barazoi ndeshjen në minutën e 74-të me anë të Selenicës dhe siguroi një pikë jetike për mbijetesën.
Sfida tjetër e “play-out” në grupin A u zhvillua në Burrel. Vendasit fituan 2-1 kundër Egnatias dhe janë në një pozicion komod në renditje. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë dhe minutat e fundit ishin emocionuese.
Santos realizoi dy herë dhe ishte heroi i ekipit matjan, teksa goli i fitores u shënua në shtesa. Miqtë kishin arritur barazimin në minutën e 88-të me anë të Manushit, por në fund dolën pa pikë nga transferta veriore.
Kategoria e Parë – Java 5 (Play-out)
E shtunë, më 27 qershor, ora 17:00
Grupi A
Dinamo-Tërbuni 1-1 (Hysa 31’/Selenica 74′)
Burreli-Egnatia 2-1 (Santos 63′ (pen) 91’/ Manushi 88′)
Në grupin B u regjistruan suksese të skuadrave vendase. Elbasani vijon formën e mirë dhe triumfoi me “manita” në shtëpi përballë Shënkollit të vendit të fundit. Ky trepikësh i ngjit verdheblutë në kuotën e 25 pikëve, po aq sa numëron edhe Turbina.
Ekipi nga Cërriku nuk hasi probleme në fushën e vet ndaj Ilirisë, ndeshje që e fitoi 4-0. Sukses edhe për Orikun, që iu fal një autogoli në minutat e para për të thyer 1-0 juglindorët e Devollit. /abcnews.al
Grupi B
Turbina-Iliria 4-0 (Koldashi 5′ pen., 45′, Peqini 82′, Latifi 87′)
Oriku-Devolli 1-0 (Ivani 5′ aut. )
Elbasani-Shënkolli 5-0 (Skënderi 14′, Balla 16′, 44′, Baro 54′, Dushaj 73′)