Justin Bieber ka ngritur një padi prej 20 milion dollarësh për shpifje ndaj dy grave që e akuzuan për përdhunim. Javën që shkoi, njëra prej tyre e identifikuar si Danielle, deklaroi se ishte sulmuar seksualisht nga Bieber në një hotel në Austin, Teksas, më 9 mars 2014, ndërsa një tjetër, e identifikuar si Kadi, tha në Twitter se ishte sulmuar seksualisht nga ylli kanadez i popit në maj të 2015-ës.
Bieber pranon se ka qenë në një koncert në Austin në atë datë, por ndan prova që tregojnë se ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij në atë kohë, Selena Gomez dhe persona të tjerë.
Ai iu përgjigj akuzave përmes disa postimeve në twitter, ku ndër të tjera theksonte: “Nuk i përgjigjem zakonisht këtyre gjërave sepse jam përballur me akuza të pavërteta gjatë gjithë jetës time, megjithatë pasi fola me bashkëshorten dhe ekipin tim, vendosa të flas. Thashethemet janë thashetheme, por abuzimi seksual është diçka që nuk mund të trajtohet lehtë.
Në respekt të gjitha viktimave që kanë vuajtur nga diçka kaq e tmerrshme, u sigurova që të mbledh të gjitha faktet që më duheshim për të dhënë një përgjigje. Një llogari në Twitter më ka akuzuar për një histori, ku unë kam abuzuar seksualisht me dikë në hotelin “Four Seasons” në 9 mars 2014, në Texsas. Dua të jem i qartë që në fillim. Kjo gjë është e pavërtetë sepse ato ditë nuk kam qenë fare tek ky hotel”. /abcnews.al