Juventus e nisi pjesën e dytë kundër Lecce me një marsh më shumë dhe ka arritur të gjejë golin e avantazhit. Paulo Dybala është autori në minutën e 53-të.
Argjentinasi mori një top nga Cristiano Ronaldo dhe realizoi një gol shumë të bukur. Goditja e “La Joya” përfundoi në trekëndëshin e portës mike dhe bardhezinjtë në avantazh.
Lecce luan prej minutës së 32-të me dhjetë lojtarë pas daljes së mbrojtësit Lucioni me karton të kuq. Goli i nëntë në kampionat për Dybala, i cili shënoi edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Bologna. /abcnews.al

