Zlatan Ibrahimovic ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar një muaj më parë dhe është rikthyer në stërvitje me Milanin. Sulmuesi i famshëm është stërvitur rregullisht dhe mund të përfitojë disa minuta në ndeshjen e së dielës kundër Romës (17:15).
Kuqezinjtë e Piolit e rinisën kampionatin me një fitore 1-4 në fushën e Lecces dhe do të tentojnë suksesin e radhës në shtëpi kundër verdhekuqve nga kryeqyteti. Rikthehemi te Ibra, i cili ka bërë një postim epik në rrjetet sociale.
“Zoti dhe studentët e tij“, shkruan 38-vjeçari në foton ku shfaqet në stërvitje bashkë me shokët e skuadrës. Modestia zero, si gjithmonë, por “gjiganti” suedez mbetet unik, si në fushën e blertë edhe në deklaratat e tij dhe postimet që bën. /abcnews.al
God and his students pic.twitter.com/PzRgHr8uiM
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) June 26, 2020