E përplasi makina ndërsa ecte me biçikletë, përfundon në spital 10-vjeçari në Kamzë

schedule18:57 - 26 Qershor, 2020

schedule 18:57 - 26 Qershor, 2020

Një 10-vjeçar, që ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga një automjet pasditen e së premtes. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur, të premten rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz.

NJoftohet se drejtuesi i mjetit M.H, ka aksidentuar 10-vjeçarin O.D, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje. Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!