Të rinjtë e dehur rrahin agjentët e policisë gjatë një feste: 22 të plagosur mes forcave të rendit

schedule15:54 - 26 Qershor, 2020

schedule 15:54 - 26 Qershor, 2020

Ndoshta tre muajt e mbylljes prej koronavirusit i kanë lënë pasoja britanikëve. Ose ndoshta temperaturat e larta, përzier me shumë birrë, që i ka tërbuar më shumë se zakonisht. Fakti është se 22 agjentë policie mbetën të plagosur mbrëmjen e së enjtes në Brixton, një lagje të Londrës; një festë rruge u bë e dhunshme duke shkaktuar një përleshje në të cilën u përfshinë qindra persona. Përplasje  të ngjashme mes forcave të rendit dhe qindra të rinjve në gjendje të dehur kanë shpërthyer në Brajton, një zonë e njohur për festat në rrugë.

Ministrja e brendshme britanike e ka cilësuar si një episod të turpshëm, dhe theksoi se ka kërkuar një raport të qartë për arsyet se situata u ka ikur nga duart forcave të rendit. Por reagimi i policisë ka qenë Ii menjëhershëm duke thënë se nuk kishin personel të mjaftueshëm për të ruajtur rendin. Në kohën kur ministria  e brendshme ishte Theresa  May  forcat e rendit u reduktuan ndjeshëm.

Dehje masive dhe skena dhune janë regjistruar dhe në Bournemouth, duke detyruar kryebashkiakun të shpallë gjendjen e alarmit pas pamundësisë për  të rivendosur rendin. Të gjitha këto ngjarje kanë të përbashkët temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin: 32 gradë të mërkurën dhe të enjten, që së bashku me lehtësimin e masave kanë bërë që plazhet të mbipopullohen nga  mijëra persona.

Për momentin moti do të qetësojë situatën pasi parashikohen stuhi dhe rënie temperaturash deri në 20 gradë. Por frikë ka për të shtunën e katër korrikut dita që kryeministri Johnson ka vendosur për rihapjen e plotë të pub-eve dhe restoranteve. Mediat britanike flasin për një super të shtunë, e cila kërcënon të transformohet në një dehje kolektive për të harruar Covid 19, me rrezikun për episode  të reja dhune, dhe një vale të dytë infektimesh./abcnews.al