Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lemnysh të Gramshit. Arben Jonuzi 45 vjeç, baba i dy fëmijëve me banim në këtë fshat, ka humbur jetën ndërsa ka rrëshqitur dhjetra metra në një greminë të thepisur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit, të cilët po përpiqen të nxjerrin prej andej trupin e pajetë. Por e kanë mjaft të vështirë për shkak të terrenit të thepisur.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i ndjeri ka qenë duke ushqyer bagëtitë në mal kur ka rrëshqitur në greminë. Operacioni për nxjerrjen e trupit vazhdon./abcnews.al