Gjykata e Beratit caktoi burg për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ky person pak ditë më parë qëlloi me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, 57-vjeçarin Jonuz Banaj.
Banaj ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për një pronë, por që më pas përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. Në seancën e masës së sigurisë, autori u shpreh i penduar për atë që kishte bërë./abcnews.al