IPKO Superliga/ Prishtina dhe Ballkani ngecin jashtë fushe, feston Drita

schedule18:41 - 25 Qershor, 2020

schedule 18:41 - 25 Qershor, 2020

Mbyllen në barazim tre ndeshjet e mbetura të javës së 26-të në IPKO Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Prishtina kaluan të parët në avantazh në ndeshjet jashtë shtëpie, por u barazuan nga Ferizaj dhe Llapi.

Rezultate që gëzojnë Dritën, që kryeson me katër pikë më shumë se dyshja Prishtina-Gjilani. Ballkani i Ismet Munishit gjeti golin e avantazhit që në minutën e 17-të në Ferizaj. Arbër Prekazi dërgoi topin në rrjetë, por Albin Krasniqi riktheu baraspeshën 11 minuta përpara fundit dhe i dhuroi një pikë shprese skuadrës së tij.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS
Ferizaj-Ballkani 1-1
(Krasniqi 79′ / Prekazi 17′)
Feronikeli-Drenica 0-0
Llapi-Prishtina 1-1
(Zhdrella 52′ / Januzi 25′)

Prishtina shkoi me një moral të lartë në Podujevë. Kryeqytetasit kishin arritur vetëm fitore në pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Digitalb Kupës. Ahmed Januzi kaloi përpara djemtë e Dallkut në mesin e pjesës së parë, por vendasit reaguan në pjesën e dytë.

Mentor Zhdrella, i cili kishte goditur traversën në pjesën e parë, gjeti golin në minutën e 52-të. Të dy ekipet tentuan të shënonin golin e fitores, por ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Pa fitues përfundoi edhe përballja në Drenas, aty ku Feronikeli dhe Drenica nuk shënuan asnjë gol, duke marrë nga një pikë në fund. /abcnews.al

 

Renditja e kampionatit dardan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!