E bëri Bylisin grek, Sgarbi nxirret zvarrë nga parlamenti italian pasi shau kolegët

schedule17:44 - 25 Qershor, 2020

schedule 17:44 - 25 Qershor, 2020

Zëvendëspresidentja e Dhomës së Ulët të parlamentit italian, Mara Carfagna, përjashtoi  ditën e sotme Vittorio Sgarbin, duke e nxjerrë jashtë me forcë.

 “Ju nuk mund të fyeni kolegët, as të thoni fjalë të ndyra. Nuk mund ta ktheni këtë sallë në teatër. Përjashta!”, u shpreh ajo ndërsa duartrokitej nga salla.

“Turp, turp!” bërtisnin disa deputetë, ndërsa dikush e quajti “klloun”.

Carfagna theksoi se “ai e ka kthyer Dhomën e parlamentit në një shfaqje, duke përdorur fjalor të ndyrë edhe për gratë”.

Në fakt Sgarbi njihet në shtetin italian për përdorimin e fjalorit të ulet, dhe agresivitetin e tij në sallat e parlamentit, por edhe në intervista apo panele televizive ku ai bën pjesë.

Sgarbi u bë i njohur për opinionin publik shqiptar, pak ditë më parë, kur ai rrezikoi të mbytej mes dallgëve të larta të bregdetit të Palasës në Dhërmi, por edhe pas deklaratave të tij pas një turi në jug të vendit, ku quajti qytetin antik “Bylis”, si grek. /abcnews.al