Duke vënë përballë përfundimet e një raporti të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsionin në Shqipëri si dhe fjalët e kryeministrit Edi Rama në vitin 2013, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shprehet se Rama është kampion në mashtrim dhe gënjeshtra.
Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, të shoqëruar me një video, Bardhi thotë se “Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje.”
Sipas Bardhit, “për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij.”
Postimi i plotë:
“Kampion në mashtrim, kampion në korrupsion, kampion në gënjshtra. Edi Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje. I ka vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të deri tek tenderat sekretë për ilaçe dhe letër higjenike. Për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij.”