Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Me pranga në duar, dalin para gjykatës dy mjekët që kuruan në fshehtësi Eduard Lamajn

schedule15:07 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:07 - 25 Qershor, 2020

Dy mjekët e akuzuar se mjekuan në fshehtësi Eduard Lamajn kanë dalë sot para gjykatës. Në pamjet e siguaruara nga abcnews.al shihet se dy mjekët janë me pranga në duar, ndërsa shoqërohen secili me nga dy efektivë policie.

 



Lamaj u arrestua pak ditë më parë teksa po mjekohej fshehurazi në një klinikë private në Tiranë.  Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Kurbin, mbrëmjen e 30 majit.

Në kërkim janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!