Dy pikët e lëna nuk janë fatura e vetme që Interi paguan për barazimin kundër Sassuolo. Zikaltrit sot kanë marrë vendimet e komisionit të disiplinës në FIGC, që ka vendosur të pezullojë një ndeshje trajnerin Antonio Conte. Shkak kanë qenë kartonët e verdhë.
Tekniku nuk do të jetë në stol kundër skuadrës së Parmës, kurse më rëndë e ka pësuar Milan Skriniar. Sllovaku i Interit u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe nuk i përmbajti nervat.
Ofendimet ndaj arbitrit ishin shkruar të gjitha në protokoll dhe ai është dënuar me tre ndeshje. Veç ndeshjes në transfertë kundër Parma, Skriniar nuk do të mund të luajë edhe në sfidat kundër Brescia e Bologna. /abcnews.al