Përmirësohet gjendja e Sergei Skripal

schedule18:47 - 6 Prill, 2018

schedule 18:47 - 6 Prill, 2018

Ish-spiuni rus Sergei Skripal ka tejkaluar gjëndjen kritike në të cilën ndodhej pasi u helmua nga një agjent nervor në Salisburi. Përmes një komunikate, spitali i rajonit në jug të Anglisë ka bërë me dije se zoti Skripal po u përgjigjet mirë mjekimeve dhe po përmirësohet me shpejtësi. “Zoti Skripal po reagon ndaj trajtimit mjekësor, po përmirësohet me ritme të shpejta dhe nuk ndodhet më në gjendje kritike”, ka konfirmuar drejtoresha e spitalit, Christine Blanshard. Thuajse i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadës ruse në Londër, që në profilin e saj në Tëitter e ka cilësuar deklaratën një “lajm të mirë”. Ish-oficeri i shërbimeve sekrete ruse dhe e bija Julia ndodhen në spital prej më shumë se një muaji, kur u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisburi. Sa i takon vajzës 33-vjeçare, ajo u përmend një ditë më parë, është e ndërgjegjshme dhe në gjendje të flasë. “Gjendja shëndetësore e Julia Skripal është përmirësuar dhe është e qëndrueshme. Sikurse ka thënë dhe vetë ajo, ditë pas dite po rekuperon fuqitë dhe mezi pret ditën kur mund të lërë spitalin”, ka thënë doktoresha Blanshard. Ndërkohë, 33-vjeçarja ka kërkuar respektimin e privatësisë së saj dhe eprorja e spitalit në komunikimin e saj me mediat ua ka kërkuar këtë gjë gazetarëve./abcnews.al