Antonio Conte, trajneri i Interit, pas ndeshjes kundër Sassuolo që u mbyll me rezultatin 3-3, u shfaq i zhgënjyer para medieve. Më së shumti për rezultatin, pasi me lojën është i kënaqur. Gjithsesi ne fund pikët janë më të rëndësishmet dhe zikaltërit i qajnë.
“Mendoj se meritonim më shumë, duke pasur parasysh sa shumë raste kemi krijuar. Nuk mbaj mend asnjë pritje të Handanovic. Është diçka që po përsëritet dhe po e paguajmë shtrenjtë. Jam shumë i zhgënjyer, ashtu sikurse edhe djemtë.
Kur luani kështu, mundësitë janë të shuma të fitoni dhe duhet t’i merrni tre pikët në shtëpi. Nuk e bëmë diçka të tillë dhe kjo normalisht është zhgënjyese dhe shqetësuese. Ka situata kur ne duhet të shënojmë gola dhe po i paguajmë gabimet naive.
Kishim mundësinë ta mbyllnim ndeshjen dhe nuk e bëmë. Nuk di se çfarë të bëjmë më shumë, veçse të vijojmë të punojmë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, por duhet të jemi të kujdesshëm në disa detaje. Mund të rritemi dhe të përmirësohemi në këtë aspekt”, tha Conte para gazetarëve në konferencë për shtyp. /abcnews.al