Administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump ka vendosur sanksione kundër 7 manjatëve rusë që kanë lidhje të ngushta me Vladimir Putin. Masat ndëshkuese vlejnë edhe për 12 kompani, të cilat zotërohen nga personat në fjalë. Gjithashtu sanksione janë vendosur edhe kundër 17 zyrtarëve të lartë të qeverisë së Rusisë dhe kompanisë shtetërore të tregtisë së armëve. Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin tha se sanksionet janë vendosur për shkak të pushtimit të Krimesë dhe furnizimit të regjimit sirian të presidentit Assad me armë. Mes personave të prekur është edhe dhëndri i Putin, Kirill Shamalov./abcnews.al