“Në qeverisjen politike, dallimet mund të jenë të pranishme midis grupacioneve të ndryshme, por ne si Odë Amerikane, vazhdimisht kërkojmë një konsensus më të madh në qeverisjen ekonomike.”
Kompania amerikane Contour Global u tërhoq nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, gjatë qeverisjes Kurti.
“Kishim mesazhe të përziera që dërgoheshin nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, kishim në njërën anë ministren e ministrisë që kishte një emër të madh, ministren e ekonomisë, punësimit, tregtisë, ndërmarrësisë, investimeve strategjike, e cila thoshte, kompania po tërhiqet jo për fajin tonë, ne kishim plane që të komunikonim me ta rreth projektit, po mandej, kishe zv. Ministren e të njëjtës ministri i cili thoshte, ky është lajmi më i mirë që mund ti ndodhë Kosovës, tërheqja e kësaj kompanie.”/abcnews.al