Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: S’kam preferenca për shortin, kemi marrë rezultate me Tiranën dhe Kukësin

schedule18:34 - 24 Qershor, 2020

schedule 18:34 - 24 Qershor, 2020

Teuta fitoi 1-0 përballë Vllaznisë dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 2-2, ndërsa sot shënoi kapiteni Arapi. Edi Martini i gëzohet këtij suksesi dhe vlerëson lojën e skuadrën në prononcimin e dhënë për Supersport.

Ishte një ndeshje e mirë, pavarësisht temperaturave të larta dhe orarit të papërshtatshëm. E dominuam lojën, kishim shumë raste, e kontrolluam lojën. Duhet të kishim shënuar më shpejt, por djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë dhe e merituan fitoren.

Duhet të jemi të përqendruar, vjen shpejt ndeshja e së dielës, që është shumë e rëndësishme. Duhet ta sigurojmë Evropën sa më shpejt nga kampionati. Shorti? Nuk kam asnjë lloj preference. E kemi treguar kundër Kukësit dhe Tiranës që jemi të zotë të luajmë dhe të marrim rezultat. Nuk kam preferenca.

Qëllimi ynë kryesor ishte të zotëronim topin. Në fazën e presingut të tyre menduam që Kallaku të kthehej më mbrapa. Donim të ruanim sa më tepër energji, të kontrollonim topin dhe të ishim më të garantuar. Pas kartonit të kuq të Vllaznisë, u bë më e lehtë për ne. Kallaku është një lojtar që sheh zonat e lira, i jap një notë të mirë për sot.

Mbrojtja po bën mirë, edhe sulmi po punon shumë mirë, pavarësisht se nuk po shënon shumë gola. Jemi në rrugën e duhur. Vllaznia? Sot luajti me 5 mbrojtës Vllaznia, nuk mendoi shumë të na sulmonte në pjesën e parë. Ndeshja e kthimit ishte më e lehtë për ne, rezultati i parë në ndihmoi. Ndeshja e kampionatit do të jetë më e vështirë, do të tentojmë të marrim maksimumin”, përfundon trajneri i Teutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!