Jens Lehmann është gati të marrë detyrën e parë si trajneri i parë. Ish-portieri gjerman u tërhoq nga futbolli në vitin 2011. Ai ka luajtur me skuadra si Schalke 04, Milan, Borussia Dortmund, Arsenal dhe Stuttgart.
Vitet më të bukura i kaloi në Londër, teksa mbrojti 61 herë portën e kombëtares gjermane gjatë karrierës së tij. Pas tërheqjes ka punuar si pjesëtar i stafit teknik tek Arsenali dhe Augsburg, klub në të cilin mban detyrën e zv trajnerit prej janarit të vitit 2019.
Prej 10 majit të këtij viti, Lehmann është anëtar i bordit drejtues të Hertha Berlin. Gjermani pëlqehet në Skoci. Evening Telegraph raporton se klubi i Dundee po mendon t’i ofrojë pankinën e skuadrës.
Një opsion interesant për të nisur karrierën si trajner i parë për Lehmann, i cili pret ofertën zyrtare nga klubi i elitës së futbollit skocez. /abcnews.al