Sipas mediave greke marrëveshja që do të arrihet mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit do të miratohet në parlamentin grek me shumicë votash, rreth 180. Ndërkohë aktualisht vetëm 151 deputetë janë deklaruar të gatshëm për të firmosur një marrëveshje të mundshme.
Bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras mendojnë së marrëveshja që do të arrihet mes Athinës dhe Shkupit për emrin do të miratohet prej 180 deputetëve në sallën e parlamentit grek. Në një kohë që akutualisht janë 151 deputetët që deklarohen të gatshëm për ta votuar. Lajmi është publikuar fillimisht nga mediat greke dhemë pas është pasqyruar nga ato maqedonase.
Agjencitë e lajmeve online In dhe Eurotoday raportojnë se në ekzekutivin e Tsipras ekzistojnë debate për faktin nëse marrëveshja do të rrijë të marrë 180 vota në parlament, pasi pjesa më e madhe e qeverisë greke nuk do të mjaftohet me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Kjo pasi marrëveshja për cështjen e emrit të Maqedonisë është një marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të marrë një mbështetje të gjerë
Në të njëjtin përfundim arrin dhe “Eurotoday” duke shtuar se asnjë kategori kushtetuese nuk e detyron kryeministrin grek që ta vendosë kufirin prej 180 votash, por zgjidhja e një çështjeje kombëtare që është e bllokuar prej 25 vjetësh ndoshta nuk lejon një shumicë të thjeshtë parlamentare, përfundon shkrimi./abcnews.al