Pak ditë më parë, moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi u bë nënë e një vajze të quajtur Emi. Aktorja bëri një dedikim të ëmbël në Instagram, ku përshkruante ndjesinë e re e të qenit nënë.
Së fundmi, Jonida ka publikuar disa foto teksa ka dalë shëtitje së bashku me vogëlushen, së cilës është kujdesur t’i fshehë portretin. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është trupi perfekt i aktores dhe barku i sheshtë i saj.
“Faleminderit Zot për këtë bekim”- shkruan Jonida bashkangjitur fotove. Ajo është shfaqur shumë elegante, dhe madje shumë prej fansave e kanë pyetur me shaka aktoren nëse ka qenë ndonjëherë shtatzënë, duke qenë se linjat e saj pas lindjes janë për t’u admiruar. /abcnews.al