Rama publikon mesazhin: S’ka 15 kushte, kush e përsërit ka qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë

schedule17:44 - 23 Qershor, 2020

schedule 17:44 - 23 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar përsëri në lidhje me lajmet se Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte përpara se të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë, Genoveva Ruiz Calavera duhet dëgjuar sepse flet në emër të Komisionit Europian. Rama ka postuar fjalën e Calaverës dje në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

LEXO: NEGOCIATAT/ Eurodeputetët kritika të ashpra: Aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE janë dëmtuar

Postimi:  

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian????

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRiT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË…

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian?”.

 

/abcnews.al