Basha fton Genc Rulin të rikthehet në PD, pozicioni që pritet të marrë ish-ministri

schedule16:07 - 23 Qershor, 2020

schedule 16:07 - 23 Qershor, 2020

Partia Demokratike është gati të nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një udhëzim i hartuar tashmë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është po përgatitet për t’i kaluar strukturave të demokratëve në të gjithë vendin për të përzgjedhur kandidatët përmes së cilëve Partia Demokratike do t’i kërkojë shqiptarëve votën.

Por paralelisht me procesin që do të zgjasë deri në muajin shtator, Partia Demokratike është gati për një hapje të madhe dhe rikthimin e disa prej figurave kryesore të saj të cilët do të kenë edhe rolin kryesor në filtrimin e të gjithë kandidatëve të zgjedhur nga strukturat e Partisë Demokratike.

Burime të ABC News bëjnë me dije së ditët e fundit kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar takime të vazhdueshme me shumë prej ish-funksionarëve dhe drejtuesve të lartë në PD në vite. Të njëjtat burime bëjnë me dije për ABC News se Basha ka propozuar rikthimin e ish-ministrit Genc Ruli në role vendimmarrëse në selinë blu.

Kryedemokrati Basha i ka propozuar Rulit drejtimin e komisionit kryesor që do të përzgjedhë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në përbërje të këtij komisioni pritet të jenë edhe të tjerë figura me staturë të lartë politike në Partinë Demokratike me të cilët Lulzim Basha është duke zhvilluar takime të vazhdueshme ditët e fundit.

Aktualisht në Partinë Demokratike funksionon komisioni për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!