Bojkoti te Kukësi ndalet, futbollistët marrin premtimin e ri

schedule14:55 - 23 Qershor, 2020

schedule 14:55 - 23 Qershor, 2020

Objektivi titull për Kukësin është venitur, edhe pse presidenti Safet Gjici, një natë më parë në emisionin “Pressing” në ABC News u shpreh se nuk dorëzohen dhe do tentojnë të fitojnë çdo ndeshje deri në fund të kampionatit.

Disa orë më parë, te Kukësi kishte pasur një tjetër problem. Për shkak të problemeve me pagesat, futbollistët bashkërisht kishin vendosur të mos dilnin në stërvitje dhe kështu ka ndodhur. Në kampin verilindor çështja e pagave këtë sezon ka qenë prezent edhe herë tjetër.

LEXO EDHE: Gjici: Meta si shef klubi i Laçit, s’na shkatërron dot ai me një copë bilbil

Edhe gjatë kohës që trajner ishte Shpëtim Duro, lojtarët kishin menduar të bojkotonin. Atëherë u mjaftuan me një bisedë me trajnerin dhe drejtorin sportiv Nexhipi, për t’u qetësuar. Tashmë situata e pagave u rikthyer sërish dhe dje pati bojkot.

Gjithsesi, drejtuesit e Kukësit u kanë premtuar që do të paguhen pas ndeshjes me Bylisin. Fillimisht premtimi ishte për ditën e djeshme, ndërkohë që tani futbollistët do të duhet të presin edhe një javë. Sot, prej orës 16:00 ata do të zbresin në fushë të stërviten dhe nesër do të përballen me Apoloninë në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!