Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një sipërmarrje serrash në zonën e Thumanës, një biznes i cili të gjithë prodhimin e eksporton direkt në Itali, nga ku edhe merr të gatshme fidanet e domateve.
Gjatë diskutimit me punëdhënësin duke e pyetur se si ia bënin punëtorët me të nxehtin në serrë, kryeministri i këshilloi atij që të sillej mirë me punëmarrësit për shkak se edhe ai vetë kishte qenë emigrant.
Pjesë nga biseda:
Rama: Po këta punëtorët, i trajton ndopak mirë?
Punëdhënësi: Ja ku i ke, mund t’i pyesësh, por unë kam qenë vetë emigrant dhe e prisja atë pagën nga pronari. Kështu që edhe jam përpjekur që punëtorët ti mbaj mirë.
Rama: E pra, mos harro nga e nise.. /abcnews.al